Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe paqes në rajon
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë- Serbi të realizuar në SHBA dhe të firmosur nga Vuçiç, Hoti dhe Presidenti amerikan Donald Trump.
Meta thotë se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm drejt dy objektivave.
E para për një normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe paqes e stabilitetit në rajon.
STATUSI NGA ILIR META
E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!