Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Urojmë që djalli të mos fshihet tek detajet
Kryeministri Edi Rama reagoi në mesnatë pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit në Ohër, ku sipas palëve u arrit një marrëveshje për planin e zbatimit të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e dakordësuar por jo e firmosur të mos jetë një tjetër dredhi ballkanase!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.
“Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të pritur gjatë në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdhenj në Ballkan, shqiptar dhe serb”.
Kryeministri përgëzoi edhe katër protagonistët e tryezës dhe uroi që “marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri e të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”.
Let's hope that devil is not hiding in details tonight and that the agreed but not signed agreement is not another Balkan trickery! Otherwise this would be a historic achievement that would announce a long-awaited spring in the relations between the two largest Balkan nations🇦🇱🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2023