Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Rama: Asnjë tradhti burra!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e sotme në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Rama deklaron se nuk ka asnjë tradhti në këtë nënshkrim mes dy vendeve.
“ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, shprehet kryeministri Edi Rama.