Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ministrja Xhaçka: Prioritet për sigurinë

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend u ndalur tek marrëveshja pa firma në Ohër në 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se ky është një lajm i mirë. Xhaçka u shpreh se është optimiste për angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës dhe atë të Serbisë. Xhaçka u shpreh se puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim, seriozitet por edhe mbështetje nga partnerë e aleatë për të qenë e suksesshme.

”Marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Prandaj, unë dua të marr një moment, të përgëzoj Kosovën, qeverinë e saj, për seriozitetin e treguar, por edhe për guximin e treguar, pasi natyrisht, arritja e një marrëveshje të tillë nuk është e lehtë.

Dua po ashtu të falënderoj Bashkimin Europian, e posaçërisht Përfaqësuesin e Lartë Borrell dhe Përfaqësuesin e Posaçëm Miroslav Lajcak, për të gjithë angazhimin e pse jo, durimin e këmbënguljen, me të cilën punuan për arritjen e marrëveshjes. E padyshim, një mirënjohje e posaçme i shkon edhe Shteteve të Bashkuara dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar që dhanë padyshim një kontribut të pazëvendësueshëm në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja dhe aneksi duhen zbatuar në tërësinë e tyre, siç parashikon pika 2 e aneksit, jo duke zgjedhur ca dispozita dhe injoruar disa te tjera: nuk duhet te pengohet anëtarësimi i Kosovës ne organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB; duhet te njihen dokumentat dhe simbolet kombëtare të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke hapur rrugën për avancimin e të dy vendeve në procesin e integrimit europian, do të ndikojë ndjeshëm në konsolidimin e paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?