Marrëveshja në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Nikolla: Normalizimi i marrëdhënieve shënoi një hap të qëndrueshëm përpara

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndet dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit të datës 18 mars.

“Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit europian.

Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane. Mirënjohje BE dhe ShBA për kontributin!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?