Marrëveshja për gazifikimin e Korçës, Rama poston fotot nga takimi në Baku

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan këtë të martë në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rama dhe Balluku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë fotot nga ty takim.

”Sot në Azerbajxhan ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës dhe marrëveshjen e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon në mjediset e Samitit Botëror për Klimën, Cop 29”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP