Marrëveshja për reformën. Presidenti: Lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur mes partive politike për reformën zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat, Presidenti shprehet se ky është lajm pozitiv por jo i mjafuteshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!”,- thuhet në deklaratën e kreut të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

