Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Maliqi: “U mbars mali dhe polli një mi”
Deputeti Lefter Maliqi shkruan sot për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore:
“U mbars mali dhe polli një mi”. Reforma zgjedhore u bë me marrëveshje politike dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sistemi nuk ndryshoi. Produkti do të jetë sërish një parlament fiktiv shumë i dashur nga liderët aktualë me deputete me dhe pa nivel që i bëjnë hosana pashait të tyre. Mbrojtja e këtij sistemi të mbyllur tregoi qartë frikën e përballjes me votën reale si dhe me uzurpimin e pushtetit absolut. I vetmi rezultat që u arrit është përqafimi i zgjedhjeve të ardhshme nga Opozita.