Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Patozi: Nuk ia keni futur Ramës, por OSBE-së

Nga Astrit Patozi

NUK IA KENI FUTUR RAMËS, POR OSBE-së

Mos dëgjoni këta shejtanbudallenjtë, që po e paraqesin si sukses te zotit Luli Basha mosdepolitizimin e komisioneve zgjedhore. Nuk është “fitore” mbi Edi Ramën, por një përdhosje e qartë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Edi Ramës i ka dalë mirë në 4 palë zgjedhje dhe me siguri që është shumë i lumtur që Kodi Elektoral do të mbetet siç ka qenë.
Ndërsa ndërkombëtarët na kanë trajtuar si një vend anormal dhe kanë hequr dorë nga kriteret normale, kur kanë parë se sa të çmendur jemi edhe kur duan të bëjmë marrëveshje pas krizave të forta.
Ndaj, nëse duan patjetër që të mburren, le të thonë të paktën që ia kanë futur OSBE-së, se mbase i ndihmon që t’i japin zemër vetes një vit para zgjedhjeve.
Është njësoj si ajo skuadra e dobët, që ka detyruar arbitrin ta “respektojë” si humbës ende pa u zhvilluar ndeshja, por pa llogaritur kundërshtarin.

SHKARKO APP