Marrëveshja për Rrugen e Arbrit. Ja procesverbali që hedh poshtë pretendimet e Bashës
Nga Muhamed Veliu TCH
Samitit Kinë- Ballkan I ka paraprirë në kryeministrinë shqiptare mbrëmjen e të Hënës, nënshkrimi një memorandumi bashkëpunimi me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Kjo është anoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook nga kryeministri Edi Rama.
“Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nise vitin e ardhshëm” shkruan Rama. Ky memorandum bashkëpunimi parashikon ndërtimin e Rrugës së Arbërit nga kompanitë kineze.
Rruga e Arbrit ka qene nje projekt i rendesishem edhe per Partine Demokratike, kur ajo ishte ne pushtet dhe tani ne opozite. demokratet nuk duan t'i lene asnje merite qeverise Rama.
Kjo lihet të kuptohet nga një postim ne Facebook, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ku ai thote se "Projekti strategjik i Rruges se Arbrit, qe nisi para tre vitesh, u ndal me ardhjen e kesaj qeverie si shume projekte te tjera te rendesishme per njerezit dhe ekonomine e vendit".
Sipas zotit Basha marreveshja me palen kineze per financimin e tunelit te Qafe Murrizit ishte gati qe ne muajin shtator te vitit 2013, por ajo u shty ne menyre te papergjegjshme nga qeveria per gati nje vit e gjysem.
"Ne vend qe te kerkojne per kete vonese te pajustifikueshme, tentojne te shesin sapunin per djathe"-shkruan kryetari i Partise Demokratike. Për këtë deklarim të Bashës ka replikuar në distancë Rama nëpërmjet po një mesazhi në Facebook ku thotë:
“Kur i degjon te tregojne ende perrallat per te cilat humben pushtetin e kupton tamam se nga c'katran me boje shpetoi ky vend ne 23 qershor” Edhe për këtë cështje kryeministri Edi Rama ka postuar një koment tjetër ku në të parin thotë: “Rruga e Arberit ishte gati? Po, mu si gjithe gropat e tjera te borxheve zinxhir ne qafen e shqiptareve! 1vit negociata per te mos rene brenda”.
Në një kohë kur ndërtimi I kësaj rruge ditën e sotëme ka marrë edhe ngjyrime politike mes kreut të qeverisë Rama dhe shefit të opozitës Basha, Top-Channel disponon një procesverbal të datës 31/07/2013 kohë kur ministria e transporteve drejtohej ende nga qeveria Berisha, i cili është formuluar në lidhje me mbledhjen e parë të Grupit të veprimeve paraprake “Për dhënien me konçesion të ndërtimit dhe operimit të rrugës së Arbrit” ngritur me Urdhër të Ministrit Nr. 105, dt. 30.07.2013.
Në fund të procesverbalit si konkluzion i kësaj mbledhje shkruhet se:
“Duke patur parasysh kërkesat e kuadrit të ri ligjor per koncesionet dhe partneritetet publike private, Grupi i vlerësimeve paraprake ra dakort ti sugjerojë ministrit fillimin e procedurave për prokurimin e një konsulenti të specializuar që do asistojë grupin e punës në këtë projekt, pasi as MPPT as ARSH nuk disponon kapacitetet e duhura për të kryer analiza të tilla të specializuara”
Ky konluzion con në përfundimin se deri më 31/07/2013 Ministria e Transporteve ishte shumë larg konkretizimit të shqyrtimit të projekteve dhe kapaciteve të kompanive të insteresuara për tu përfshirë në ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
KOHA JONË SONDAZH

