Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Kryemadhi: LSI dhe Opozita të vendosur për realizimin e angazhimeve
Pas marrëveshjes së arritur nga mazhoranca dhe opozita për Kodin e ri Zgjedhor, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
“Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë. ??”, shprehet në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.