Marrëveshja PS-PD, ambasada amerikane: Inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e dy komisioneve hetimore, që çon në rikthimin e rendit normal në Kuvend.

Ambasada mirëpret këtë marrëveshje dhe inkurajon deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”,-thuhet në reagimin e ambasadës.

SHKARKO APP