Marrëveshja serbo-ruse, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël. Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e ndërlidhur mes Serbisë dhe Rusisë. Për të kjo thekson se kjo lidhje mes Moskës dhe Beogradit, fakton se kryeministri Edi Rama është një vasal i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe se dënon këtë akt i cili sipas tij është kundër interesave të shqiptarëve. “Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton sesa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë”,-shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Marrëveshja Serbo- Ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor!

Të dashur miq, ministri i jashtëm i Putin, Sergei Lavrov pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për Ballkanin e Hapur, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, marrëveshjen për bashkëpunimin në Politikën e Jashtme midis Moskës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në rajonin tonë.

Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton sesa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë.

Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politikën e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e Ballkanit të Hapur po punon me përkushtim për hegjemonine ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.

SHKARKO APP