”Marrëveshje e dështuar”, Lleshaj: Sikur gjithë Shqipëria të kthehej në kamp, s’është zgjidhje
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quan nismë të dështuar marrëveshjen e bërë me Italinë për strehimin e emigrantëve në Shqipëri. Për të kjo është një marrëveshje e jashtëligjshme, e që nuk do të sjellë një zgjidhje të problemit në thelb.
“Italisë nuk i mungon vendi, pse kërkon ta bëjë jashtë vendit të saj? Nisma nuk qëndron në asnjë gërmë të saj, është krejtësisht e dështuar pa lindur”, tha Lleshaj.
Për më tepër, ai nënvizon se ndërtimi e një kampi jashtë Europës është një projekt që nuk është iduar nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, por nga persona të tjerë. Fillimisht është menduar Afrika, por më pas Italia ka trokitur në dyert e Italisë, që ti gjeti të hapura.
“Është hile e vjetër, janë të tjerë që e kanë elaburuar si ide, për të gjetur një zgjidhje jashtë Europës, për një problem tërësisht europian, është menduar që të jenë në Afrikë, disa qendra ku të bëhet atje seleksionimi, dhe kjo kishte një farë sensi dhe pse e diskutueshme. Jemi në kushte kur është bërë e pamundur që të ndërtohen këto qendra aty ku buron emigracioni dhe prandaj është zgjedhur ideja nga Italia që të ndërtohet në Shqipëri”, tha Lleshaj në ”A2cnn”.