Marrëveshje me Policinë Federale Gjermane, Gledis Nano: Luftë kimit të organizuar dhe terrorizimit
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vijon takimet me zyrtarët më të lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, takime që kanë si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta dhe terrorizmit.
Presidenti i Policisë Federale Gjermane, Dr. Dieter Romann vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në luftën kundër kriminalitetit dhe theksoi se kjo është një luftë sa nacionale ashtu dhe ndërkombëtare.
Nano ka siguruar Presidentin e Policisë Federale Gjermane Dr. Dieter Romann se Policia shqiptare ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe njerëzore për të qenë në krah dhe e barabartë me policitë partnere, në përmbushje të misioneve të përbashkëta që kanë si qëllim luftën kundër kimit të organizuar dhe terrorizimit.
”Mbështetja juaj dhe e Policisë gjermane është një motiv më shumë për mua, për të përmbushur prioritetet, shumica e të cilëve janë të përbashkëta, pasi kanë të njëjtin qëllim, krijimin e një ambienti të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve tanë”.