Marrëveshje në fushën e shëndetsisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë
Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu shkruan për marrëveshjet me Malin e Zi: “Podgoricë – Firmosëm sot me Ministrin e Shëndetësisë të Malit të Zi, Dragoslav Šćekić, Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e shëndetësisë, ku angazhohemi në terma konkretë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të shëndetësisë në të dy vendet tona
Shkëmbimet në fushën e shëndetit publik për mbikqyrjes epidemiologjike; përgatitja për përballimin e emergjencave; shkëmbimet e informacionit dhe praktikave më të mira në farmaceutikë, teknologji dhe trajnimi i mjekëve e infermierëve, janë në fokus të kësaj marrëveshje të re, që do t’a çojë një hap përpara bashkëpunimin me fqinjët tanë”.

KOHA JONË SONDAZH

