Marrëzia kolektive e shqiptarëve! “Edhe 25 vjet pas rënies merren me Enverin dhe komunizmin”

 

Janë të shumtë ata që mendojnë se kauzat e partive në Shqipëri nuk ekzistojnë, por funksionojnë për interesat e një grupi të vogël njerëzish që përfitojnë sa herë që ndërrohen partitë.

Vlen fakti që politika shqiptare edhe sot e kësaj dite ende merret me vitet e komunizmit, ndërsa në këto 25 vjet askush nuk mban përgjegjësi, jo për varfërinë, as për korrupsionin dhe krimin, por as edhe për shumë drama dhe tragjedi që kanë kaluar  shqiptarët dhe që vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre.    

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa herë që Partia Demokratike është në opozitë, bën si kauzë të vetën betejën kundër komunizmit dhe “bllokmenëve”, – thotë një nga themeluesit e saj, Shenasi Rama, i cili shton se është marrëzi që edhe pas 25 vitesh në Shqipëri merren ende me Enverin dhe komunizmin, ndërkohë që problem i vërtetë i shqiptarëve është ekonomia. Të gjitha vlerësimet ndërkombëtare e nxjerrin edhe sot Shqipërinë vendin më të varfër në rajon, me nivel më të lartë korrupsioni, dhe me një sistem të korruptuar drejtësie.    

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lajmi i mire është se bizneset kanë ende para te fshehura, në lekë, në valutë dhe në mall dhe se qeveria është e vendosur t’i mbledhë ato para me të gjitha mënyrat.

“Lajmi i keq është se nuk ka shumë shitje, nuk ka likuiditet, se bizneset po operojnë me normë të  ulët fitimi, emigrantët po sjellin gjithnjë e më  pak, borxhi po vjen duke u rritur, dhe se qeverise i duhen 5 miliardë dollarë me funksione vitin tjetër, dhe nuk ka nga i nxjerr përveçse prej njerëzve.”

“Lajmi që nuk është lajm, është se sa here ndjehen keq, nisin e shajnë Enver Hoxhën. Tani janë aq keq, sa vendosen t’ia heqin edhe dekoratat….”

“Treguesi me i qartë i marrëzisë kolektive është ky vazhdim i luftës kundër komunizmit, tashti edhe nga PS-ja, kur ekonomia po shkon tatepjetë apo rrokapjekthi, apo pingul e teposhtë….”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?