Marrja e provave të reja për Beratin, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së
Në mbledhjen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë për Beratin. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin dhe pak ditë më parë rrëzoi kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Korçën, Elbasanin dhe Fierin, të cilat ishin qarqet e fundit.
Nga ana tjetër, LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat, pasi diferenca me PS ishte 77 vota.
Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.
Por LSI sërish nuk e pranoi si rezultat pasi hedhur akuza për manipulim.