Martin Heneze replikë me ambasadorët e BE: Për çfarë suksesesh flisni? Rama vodhi zgjedhjet dhe ka përgjegjësi për korrupsionin

Martin Henze, Këshilltar Ekonomik pranë CDU-së Gjermane, ka reaguar pas deklaratave që kanë bërë sot një pjesë e ambasadorëve të BE, në mbështetje të qeverisë “Rama”.
Në një postim në Twitter ai pyet direkt ambasadorët se çfarë po përfaqësojnë në Shqipërinë kur mbështesin një kryeministër të dyshuar për manipulim të zgjedhjeve dhe korrupsion.
“Ambasadorë, për çfarë po flisni, kë përfaqësoni? Rama është nën dyshime se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka përgjegjësi politike për korrupsionin, të gjithë zyrat e njerëzve të PS-së veprojnë jashtë hapësirave ligjore, liria e shtypit është kufizuar, trashëgimia kulturore është shkatërruar në shkatërruar në mënyrë të paligjshme”,- shkruan Henze në postimin e tij në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?