Martin Henze-ambasadores Kim: Rritje e trafikut të drogës dhe pastrim i parave që kur erdhi Rama në pushtet

Këshillari Ekonomik pranë CDU, Martin Henze ka komentuar në një postim të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në Twitter, duke thënë se në Shqipëri bëhet pastrim i parave që kur erdhi Edi Rama në pushtet.

Po ashtu, ai nënvizon se porti i Durrësit dhe aeroporti i ardhshëm i Vlorës, do të përdohen për trafikun e drogës.

”Ambasadore, në fakt, Shqipëria ka parë një rritje të ndjeshme të trafikut të drogës/pastrimit të parave që kur kleptokrati Rama erdhi në pushtet. Siç e dini, porti i Durrësit dhe aeroporti i ardhshëm i Vlorës do përdoren për këtë qëllim”.

SHKARKO APP