Martin Henze-Ambasadores Yuri Kim: Pse qeveria Rama nuk hetohet për manipulim të zgjedhjeve?

”Mesazhi i të Shteteve të Bashkuara: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Ky qëndrim ka nxitur një reagim edhe nga këshilltari gjerman pranë CDU-së, Martin Henze, i cili i është përgjigjur ambasadores me pyetjen pse asnjë anëtar i qeverisë, përfshirë edhe Edi Ramën nuk janë akuzuar për manipulimin e zgjedheve të 2017. Sipas tij, Uashingtoni duhet të reagojë.

”Ambasadore, për çfarë po flisni, pse anëtarët e lartë të partisë në pushtet, duke përfshirë edhe Ramën nuk janë akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2017? Përshtypja është se ata flasin shumë por nuk veprojnë, Uashingtoni duhet të reagojë”,-shkruan Henze në Twitter.

SHKARKO APP