Martin Henze, eksperti gjerman i CDU: Shqiptarët të vetëmbrohen nga Rama, është armik i kushtetutës

Më 9 maj, në Ditën e Europës, shoqëria civile dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, u dhunuan nga Policia e Shtetit pse dolën në protestë. Në rrjete sociale, shkruhet se e drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte.

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter, ku thotë se shqiptarët kanë të drejtë për vetëmbrojtje, pasi sipas tij janë kundër armiqëve të kushtetutës, ku Henze thotë se Rama është armik i së drejtës.

Në Shqipëri njerëzit janë sovrani, Rama është një kryeministër i paligjshëm, Veliaj është një kryetar i paligjshëm, Balla ka marrë pjesë në zgjedhje të paligjshme. Populli shqiptar natyrisht ka të drejtë të vetëmbrohen kundër armiqve të kushtetutës, siç është Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?