Martin Henze i shkruan ambasadori të BE: Ju e dini që qeveria Rama është pjesë e karteleve të drogës
Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, ka reaguar ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë. Në adresën personale në Twitter, Henze i shkruan ambasadorit, se si diplomat ka dieni nga shërbimet inteligjente për problemet që ka qeveria e Shqipërisë më drogën dhe me korrupsionin.
“Ambasador, siç ju jeni në dijeni, qeveria (“Rama”) në bazë të informacioneve nga shërbimet inteligjente është shumë e korruptuar dhe ka lidhje të afërta me kartelet ndërkombëtare të trafikut të drogës. Tani Rama kërkon të legalizojë dhe kanabisin duke e kthyer këtë në një nga proceset më të mëdha të pastrimit të parave”,- shkruan Martin Henze.
Ambassador,as you know, the government,according to the intelligence services,is very corrupt ,closely linked to the international drug https://t.co/8f8JC2jHZk rama wants to legalize cannabis,Al has already become one of the biggest money laundering states under rama,unacceptable
— Martin Henze (@GSKStrategy) May 5, 2020