Martin Henze: Një kryeministër që vjedh zgjedhjet dhe i dyshuar për burg në Francë, nuk mund të jetë partner i europianëve

Martin Henze, Këshilltar i CDU-së, ka reaguar për qëndrimet e Edi Rama kundër miratimit më konsensus të reformës zgjedhore.

Në një postim në Twitter ai shprehet se Edi Rama është një kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet e vitit 2017 dhe bëri zgjedhje moniste në vitin 2019. Henze shton se një person që dyshohet se ka qenë në burg në Francë nuk është një partner i besueshëm për europianët.

“Rama, një Kryeministër i dyshuar se është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2017 dhe i cili zhvilloi zgjedhje të paligjshme lokale në 2019.Një njeri që dyshohet se në vitet 1993/1994 se ka qenë i burgosur në Francë nuk është një partner për ne europianët dhe duhet të jap dorëheqjen. Koha ka mbaruar për ty, Mustafa Rama”, shprehet Henze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?