Martin Henze: Rama ka shkelur demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. Veprimet e tij, diktatoriale

Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë e kancelares Angela Merkel, i është kthyer keq Edi Ramës në një artikull të botuar nga media e huaj “Exit news” ku Rama ka folur për ndihmën e madhe që ka dhënë populli shqiptar për hebrenjtë gjatë kohës së holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.
Në shkrimin e tij në Twitter, Henze shkruan se “antihumanizni dhe antidemokracia kanë fytyra të ndryshme. Rama ka shkeluar demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. veprimet e tij janë diktatoriale.”
Në vijim postimi i plotë i Martin Henze:
Antihumanizni dhe antidemokracia kanë fytyra të ndryshme: ekstremizmin e krahut të djathtë, racizmni, ekstremizmin islamik, antisemitizmin ose komunizmin. Demokracia, liria dhe sundimi i ligjit janë shkelur nën ndikimin e Ramës në Shqipëri. Rama flet, por veprimet e tij janë diktatoriale.
Anti-humanity and antidemocracy have different faces: right-wing extremism, racism, Islamic extremism, anti-Semitism, or communism. Democracy, freedom and the rule of law are trampled underfoot by rama in Albania. Rama talks, his actions are dictatorship. pic.twitter.com/z28cKYk6zX
— Martin Henze (@GSKStrategy) June 18, 2020
KOHA JONË SONDAZH

