Martin Henze: Shqipëria po falimenton. Rama nuk mori asnjë masë kundër virusit, tani njerëzit po vdesin

Martin Henze, eksperti gjerman në partinë CSU, parti qeverisëse në Gjermani, deklaron se Kryeminitri i Shqipërisë Edi Rama u tall me koronavirusin tre muaj më parë dhe nuk mori asnjë masë parandaluese.

Në një postim në Twitter, Henze replikon me një shqiptar që jeton në Angli dhe shprehet se Rama vetëm tanke ka nxjerrë në rrugë, asnjë s’ka bërë për të parandaluar virusin, prandaj njerëzit po vdesin.

“Mustafa Rama është pjesë e qeverisë mafioze. Shqipëria është në prag falimentimi dhe 3 muaj më parë Rama u tall për koronën, asgjë nuk bëri për ta parandaluar, vetëm tanket nxori në rrugë, njerëzit po vdesin çdo ditë”, – shkruan Henze në postimin e tij.

SHKARKO APP