Masa për Berishës u shty për herë të tretë, avokati: Kemi marrë provat, tani do kërkojmë…
Vulosja e masës së sigurisë që SPAK kërkon për Sali Berishën është shtyrë sërish, pasi sipas gjykatës iu është dhënë mundësi avokatëve mbrojtës që të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.
Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, tha se afati për të depozituar kërkesën është tre ditë. Sipas tij ata sot kanë marrë provat me të cilat mendojnë se provohet njëanshmëria e gjyqtares.
”Siç u njoftuam dje, kërkesa për depozitimin për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej 3 ditësh. Gjykata e shtyu deri në orën 12:00 të së shtunës. Sot kemi marrë provat pasi kërkesa nuk bëhet pa prova, me provat që ne mendojmë që mbështesin përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares”,-tha Gjokutaj.