Masa të reja/Rama: Ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor

Qeveria ka shtuar masat në lidhje me pandeminë e Covid-19. Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama bën të ditur se në rrugë ka të pabindur dhe për këtë do ketë ndryshime të forta në Kodin Penal dhe në atë Rrugor.

Postimi i plotë

MASAT E REJA SHTRËNGUESE, PËR TË CILAT PO PËRGATITEMI T’I DREJTOHEMI PARLAMENTIT PËR NDRYSHIME NË KODIN PENAL & RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, NGA NJËRA ANË DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE, NGA ANA TJETËR DO TË GARANTOJNË LEHTËSIMET E NEVOJSHME NË VAZHDIM, DUKE SIGURUAR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI

? HEQJA E LEJES SË DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PËR DISA VJET, E PO ASHTU HEQJA E LIRISË, PËR DISA APO SHUMË VITE SIPAS SHKALLËS SË SHKELJES, DO TË KTHEHEN NË NORMA BINDËSE PËR TË SIGURUAR FITOREN E LUFTËS PA RREZIKUAR ARRITJET E DERISOTME DHE RRUGËN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE PA CËNUAR SHËNDETIN E ASKUJT

? BRENDA 15 PRILLIT DO TË KEMI PAKETËN E ZGJERUAR FINANCIARE DHE GATISHMËRINË PËR MIRATIMIN E MASAVE
LEHTËSUESE NË QEVERI, SI EDHE TË MASAVE TË REJA PENALE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

SHKARKO APP