Masakra e Prekazit, Majko: Sot është dita e të vdekurve të gjallë

Deputeti Pandeli Majko ka përkujtuar sot masakrën e serbëve në Prekaz të Kosovës. Në një postim në Facebook ai shkruan se sot është dita e të vdekurve të gjallë.

Postimi i Majkos në Facebook:

Prekaz… Sot, përvjetori i masakrës serbe dhe flijimit të shqiptarëve.
5 mars 1998…I ke thënë të gjitha, edhe kur nuk thua asgjë.
Heshtja na sjell kujtimin dhe dëshirën se të rënët janë sërish aty…për të pritur sipas zakonit, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Jeta dhe vdekja në këtë banesë të Jasharëve ka vetëm një peshore…Lirinë!
Sot është dita e të vdekurve të gjallë. Dita kur kujtimi flet me të tashmen“.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10206834779441904&set=a.1078389393823.2012411.1048908073&type=3&theater

Swiss Digital Mobile Reklama

Histori, çfarë ndodhi më 5 Mars në Prekaz

“Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati tre ditë dhe dy netë.

Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb “B-92″ lajmëronte për 125 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?