Masakra e Reçakut/ Begaj: Kjo kujtesë është motiv i fortë për të mbrojtur paqen nga çdo makineri dhune

Kjo e hënë shënon 25 vjet që nga Masakra e Reçakut, ku forcat serbe vranë barbarisht 45 civilë shqiptarë.

Këtë ngjarje makabre e ka kujtuar dhe Presidenti Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se 15 Janari i 1999-ës zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Më tej, ai thotë se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

15 Janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësi ndaj tjetrit”, shkruan Presidenti Begaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?