Masakra e Reçakut, Presidenti Meta në Kosovë
Politikë E Mërkurë, 15 Janar 2020 09:50
21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut u vranë 45 civilë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.