Masakra e Reçakut, Vetëvendosje thirrje Ramës: Njih gjenocidin e Serbisë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka përkujtuar këtë të mërkurë, masakrën e Reçakut të ndodhur më 15 janar të 1999-s. Aktivistërt vendosën lule pranë selisë së Kryeministrisë, ndërsa mbanin në duar edhe një banderolë të madhe. “Reçaku kërkon drejtësi. Institucionet e Shqipërisë duhet ta njohin zyrtarisht gjenocidin e Serbisë”, shkruhej në banderolë. Vetëvendosje në Tiranë e bën të qartë se kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera shqiptare që të njohin gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. 21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?