Masakra e Srebenicës, Basha: PD rezolutë në Kuvend për të dënuar edhe genocidin serb në Kosovë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar masakrën e Srebenicës, pasi sot bëhen 26 vite kur mbi 8 mijë burra e djem u vranë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i selisë blu shprehet se ky akt gjenocidi duhet dënuar nga e gjithë bota. Po ashtu Basha thekson se PD-ja do të paraqesë në Kuvend një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Kosovë.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?