Masakra me 9 viktima në Beograd, Rama: Ngushëllime familjarëve dhe popullit serb
Një masakër është ajo që ka ndodhur në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Një nxënës i klasës së shtatë hapi zjarr ndaj bashkëmoshatarëve tyre, duke shkaktuar 9 viktima dhe 7 të plagosur. Kryeministri Edi Rama, shkruan se jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarja, teksa ngushëllon familjet e viktimave dhe popullit serb, si edhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Postimi i Ramës:
Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit.Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.
It is incredibly saddening to hear about today's indiscriminate shooting in a Belgrade school💔My deepest condolences go out to the families of the victims, as well as to the Serbian people and authorities. I wish a speedy recovery to those who were injured in this tragic event🫶
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2023