Masakra në shkollë, Meta mesazh ngushëllimi homologut pakistanez
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi kryetarit të Senatit të Pakistanit për ngjarjen në shkollën e Peshavarit. Meta e ka dënuar ashpër sulmin barbar dhe ka deklaruar se Shqipëria është përkrah Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.
“Shprehim ngushëllime për popullin pakistanez. Ngjarja në shkollën Peshavarit, e papranueshme. Shqipëria dënon sulmet barbare. Jemi përkrah Pakistanit në luftën ndaj terrorizmit. Bota nuk mund të pranojë akte të tilla barbare ndaj fëmijëve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit që kryeparlamentari Meta, i ka dërguar Kryetarit të Senatit të Pakistanit, Syed Nayyer Hussain Bokhari.
Nga sulmi i së martës në një shkollë të Peshavarit, humbën jetën mbi 140 persona, pjesa më e madhe fëmijë. Autorësinë e sulmit e morën përsipër talebanët pakistanezë.