Masakra në Velipojë, LSI: Tregon dështimin e shtetit, policia ka humbur funksionin e saj

Maskra në Velipojë për disa metra vend për shezlongët për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është tregues për dështimin e shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se ngjarja tregon qartë dështimin e Rilindjes. Sipas tij, Policia e ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë në kulmin e sezonit turistik tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Rilindja e ktheu Policinë e Shtetit në institucion statistikash dhe në strukturë elektorale në mbështetje të militantëve dhe grupeve kriminale të Rilindjes”, shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?