Masat antiCovid, Manastirliu: Mbyllen diskot e klubet e natës, pezullim aktiviteti kush thyen masat

Ministrja e Shendetsisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj nga salla e Kuvendit sot deklaroi se ndryshimet që pritet të miratohen në Aktin Normativ për të mbyllur klubet dhe lokalet e natës vijnë në vazhdën e masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e virusit.

“Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjeëar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19”, shprehet Ministrja.

Ministrja Manastirliu shton: Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjeçar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19″- theksoi ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vertetë ministria e shendetsisë po lajmëron e kontrollon, por shumë biznese nuk marrin vesh, ndaj duhen masat shtrënguese dhe administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?