Masat ndaj pandemisë/Avokatja e Popullit: Ndryshimi është problem

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, komentoi në ”A2Cnn” masat e marra nga qeveria për shkak të pandemisë së Covid-19, duke i vlerësuar ato si të duhurat, ndërsa theksoi se ka vend edhe për përmirësim. ”Kushtetuta është teksti i parë që ne i drejtohemi. Duhet të themi që kemi një situatë që mund të ishte pak më e mirë. Parlamenti nuk ka arritur të miratojë një ligj të posaçëm për masat e jashtëzakonshme. Janë dy ligje, për emergjencat civile dhe sëmundjet infektive, të cilat rregullojnë pjesërisht këto sjellje. Asnjë prej këtyre dy ligjeve nuk referon nenin 170 të Kushtetutës. Ne jemi në kushtet kur po evidentojmë mundësitë që në rastet e një pandemie jemi në kushtet e një fatkeqësie natyrore. Nuk diskutohet nga Avokati i Popullit nëse janë të duhura apo jo. Në gjykimin tim, këto janë masa që duhet të ishin marrë. Ndryshimi i shpeshtë i masave, pa një transparencë me publikun, është një problem”.

SHKARKO APP