Mashtrimi dhe fallsifikimi i rritjes ekonomike!

Te dashur miq, Gjergji i statistikave eshte famoz dhe banal ne fallsifikimin e te dhenave statistikore. Keshtu per tremujorin e pare te vitit 2014 ai raportoi rritjen ekonomike reale, pra vleren totale te blerjeve pa inflacionin, ne vleren rreth 1%, nderkohe qe rritjen nominale, pra vleren totale te blerjeve se bashku me inflacionin, ai e raportoi si -1%. Ky eshte nje mashtrim banal pasi ne çdo rast renia ne -1% e rritjes nominale, shoqerohet me renie se paku ne -2.7% te rritjes ekonomike reale.

Ne tremujorin e dyte, Gjergji nuk perseriti dot mashtrimin e tremujorit te pare por u detyrua te pranoje se rritja ekonomike reale e tremujorit te trete ishte -1% ndersa rritja nominale ishte 1%. Pra Instituti i Statistikave konfirmoi se ekonomia e vendit ra ne krize, hyri ne recesion. Kjo e terboi Ramen!

Ne tremujorin e trete te vitit 2014 Gjergji i Instituti te Fallsifikimit te Statistikave te Shtetit kishte marre urdher te raportonte nje rritje ekonomike 6.2%, natyrisht raportimi i kesaj shifre do te perbente superskandal, prandaj me Ramen rane dakord qe shifren e fallsifikuar te rritjes ekonomike te tremujorit te trete ta shpallin 3.1%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirepo edhe kjo eshte absolutisht e pavertete, eshte thjesht nje fallsifikim banal. Kjo sepse per bujqesine, qe eshte pergjegjese per rreth 18% te PPB te vendit, nuk ekziston asnje e dhene statistikore per te nxjerre rritjen ekonomike 3.1%. Piktori deshtak dhe Gjergji i tij ne kundershtim te hapur me te dhenat tarimore raportojne fallco se ne tremujorin e trete te vitit 2014 tregtia u rrit 10.41% krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Per ta rritur tregtine ne kete vlere ata bejne fallsifikimin tjeter banal. Sipas tyre ne tremujorin e trete te vitit 2014 bumi i tregtise erdhi nga fakti se nga 1779569 te huaj qe hyne ne Shqiperi 975784 ishin turiste pra kishin ardhur me pushime. Kurse sipas mashtrimit te tyre banal ne tremujorin e trete te vitit 2013 nga 1675251 shtetas te huaj qe kishin hyre ne Shqiperi vetem 287587 ishin turiste, pra 3.3 here apo 330% me pak se ne vitin e mashtrimit te arte 2014?!?! Eshte pak me thene por piktorit deshtak i pjellin edhe mushkat.

Perveç kesaj rritja eshte e fallsifikuar sepse si shkak tjeter te rritjes ne tremujorin e trete te vitit 2014, piktori deshtak dhe papagalli i tij i statistikave deklarojne se ne kete tremujor krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2013 ndertimi, te cilin Edvini deri para dy javesh e kishte ndaluar me ligj, u rrit vetvetiu me 7.53%?!?!?! Si perfundim statistikat e piktorit deshtak dhe papagallit te tij ne statistika jane thjeshte nje fallsifikim banal. Recesioni vazhdon!! 

Sali Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?