Mashtrimi i ulët i Rilindjes për “djalin e xhaxhait” të Bashës. Gazetari: Kjo është politikë primitive
Ditën e sotme, mediat e qeverisë shpërndanë një lajm sipas të cilit djali i xhaxhait të Lulzim Bashës është anëtarësuar në Partinë Socialiste. I njëjti lajm është publikuar nga PS dhe në zgjedhjet e vitit 2019. Gazetari Ermal Mulosmani, në një reagim në rrjetet sociale e cilëson këtë “lajm” si një mashtrim të ulët të përfaqësuesve të Partisë Socialiste.
Reagimi i gazetarit Ermal Mulosmani në Facebook:
“Farsa me “çunin e xhajës” së paqenë të Lulzim Bashës.
Erion Veliaj dhe shpura e tij e spin doktorëve peshkuan për herë të dytë një kushëri të Lulzim Bashës për të nxitur bulizmin e rrjeteve sociale dhe militantëve.
I shkreti Erjon!
I masakruar në mënyrë të përsëritur nga shefi i tij i madh që herë e urdhëron të lyejë banesat sociale e herë e kërcënon se do të varet në një nga pemët që vetë ai mbjell, vijon servilosjet e ulëta përmes imitimit të metodave buliste.
Skuadra e tij e propagandës këtë radhë kishte rekrutuar Altin Bashën, një kushëri i dytë i Lulzim Bashës, për makinacionin e radhës. Altini është një burrë jashtëzakonisht punëtor e i ndershëm, ai punon çdo ditë nga 12 orë dhe kur kthehet është aq i lodhur sa pak i intereson politika. Unë e njoh Altinin mirë sepse në fakt çun xhaje e ka nusja ime jo Luli. Me fjalë të tjera, nëse Altini e ka çun xhaje atëherë edhe nusja ime e ka njësoj. Kjo nuk është e vërtetë. Altini ka vetëm një xhajë e ai është babai i nuses sime.
Kaq sa për të thënë të vërtetën.
A e kanë të dy këta kushëri Lulzim Bashën? Po kjo është e vërtetë. Nëpër gëzime apo hidhërime qëllon të shihemi por kaq. Fiset ndahen, kushërinjtë kanë jetët e tyre. Unë kam shkruar me dhjetëra shkrime nga më kritiket për Bashën, mund të votoj pro ose kundër tij por kjo nuk do të thotë asgjë.
Detyrimi i fisit apo krushqisë për të votuar njeriun e përzgjedhur quhet tribalizëm dhe është tipar primitiv i politikës. Unë ju siguroj se edhe PD mund të kishte zgjedhur një kushëri të dytë të Ramës për ta shfrytëzuar por nuk e ka bërë. Sepse këto janë farsa tribalizmi që kanë efekt vetëm në një shoqëri konservatore, patriarkale, primitive. Këto tregojnë krizën e ideve dhe panikun nga humbja”.