”Maska të skaduara”/Rama e vë live në mbledhje: Mos përhapni panik

Pas akuzave të PD-së, kryeministri Edi Rama ka vënë live gjatë mbledhjes, një maskë. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se është e vërtetë që maskat kanë pasur një afat skadencë që tashmë ka kaluar, por ka vënë theksin se nuk janë të rrezikshme, përkundrazi janë shumë herë më mirë se përdorimi i një shamie apo gaze në rast se kollitesh apo tështin.

“Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Janë maska që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë. Unë e përsëris që kjo e maskave është njësoj se ajo e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretenduar se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë”.

SHKARKO APP