Mas@kra në Dobraç, ministri Hoxha: Policia do të dalë shumë shpejt me një deklaratë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha këtë të premte se Policia e Shtetit shumë shpejt do të dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me masakrën në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona gjatë një atentati, mes tyre edhe dy të pafajshëm.
Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe personat përgjegjës. ”Policia do të dalë së shpejti me një deklaratë për shtyp”, tha ministri Hoxha në fjalën e tij. Ministri tha se emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit do të publikohen në deklaratën që do të japë policia.
”Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje. Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit”,-u shpreh ministri.