Mask*ra në Greqi, a janë 6 viktimat shqiptarë? Flet ambasadorja Hajdaraga: Dimë që janë shtetas të huaj
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga ka folur lidhur me masakrën e ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë. E pyetur nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.
“Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja për ”Euronews Albania”.
Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë. CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.