Materiali “sekret” i Jorida Tabakut kundër Ramës, ja çfarë i tregoi Berishës

 

Kuvendi e ka nisur seancën parlamentare me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ku në rend dite ishin diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal.

Ish kryeministri Sali Berisha është parë që të informohet nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë seancës parlamentare, ku është debatuar mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Jorida Tabaku, u pa se diçka po i tregonte Berishës në Ipad.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse zmadhohet foto, në ekranin e Ipadit të Berishës, arrin të lexosh: “Kopja e Keqe Rama, kaotike, e tmerruar dhe revolta e sipërmarrjes”.

Më poshtë janë ndryshimet e reja ligjore sa i përket evazionit fiskal për bizneset, të ndara në tre grupe.

“Biznesi madh – mbi 8 mln lekë qarkullim, TVSH 20 % plus tatim 15 %.; Gjoba nga 500 mijë lekë në 10 milionë lekë; burg nga 3 në 10 vjet.

Biznesi i mesëm- 5-8 mln lekë qarkullim. Tatim mbi të ardhurat 5 % plus TVSH 20 %; gjobe nga 500 mije lekë në 10 mln lekë. Burg 3 deri në 10 vjet burg

Biznesi i vogël-  deri në 5 mln lekë qarkullim, o taksë, sigurimet e profesioneve 5 herë më të larta, Gjoba nga 500 mijë lekë deri në 10 mln lekë; Burg nga 3 deri në 10 vjet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?