Maturantët, akuza dhe ironi midis Tafajt dhe Nikollës

Sistemi arsimor përplasi në Kuvend ministren e Arsimit Lindita Nikolla me paraardhësin demokrat, Myqerem Tafaj.

Ish-ministri Tafaj bëri përgjegjëse qeverinë aktuale për situatën e krijuar me pranimet e studentëve në universitet, rritjen e kostos së arsimit dhe së fundi edhe për ekspozimin e të rinjve përballë drogës.

Tafaj: Unë mendoj se me këtë situatë të drogës në Shqipëri është detyrë parësore e kësaj qeverie të mbrojë në radhë të parë nxënësit, të rinjtë, por prindërit e kanë humbur këtë besim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja e parë e Lindita Nikollës ishte ironike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikolla: Më vjen mirë që ju dëgjoj profesor, pasi ia dolët të dilnit të pafajshëm në një proces gjyqësor.

Ndërsa me tej shpërtheu në një seri pyetjes ndaj ish-paraardhësit demokrat duke e akuzuar për deri për kalkulime politike me maturantët.

Nikolla: Po çfarë cilësie kishe o profesor kur asnjëherë nuk e tregove se cili ishte katofi i Maturës Shtetërore? Po! Po! Ju profesori i nderuar që duhet ta lëviznit atë si ju interesonte politikisht.

Kundër-replika e Tafaj ishte më e qetë, por sërish ironike.

Tafaj: Parimi që keni ai i përbaltjes është parimi kryesor. Ju vazhdoni me këtë filozofi.

Ndërsa përgjigjen se kush qeveri kishte zgjedhur sistemin me të mirë për pranimet në universitet, Tafaj i kërkoi Nikollës që ta kërkojë prej maturantëve pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve në Universitet.

Tafaj: Le ta vlerësojnë maturantët çështjen e sistemit të vjetër, sistemit të ri dhe unë uroj që me sistemin e ri të dalin të kënaqur. Le të presim edhe 4 ditë. Uroj që të gjithë maturantët të shkojnë në shkollë.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?