Mazhoranca humbet shumicen, Kuvendi shtyu votimin e projektligjeve

Në mungesë të kryeministrit në sallë, por edhe të largimit të dy deputetëve Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi si dhe braktisjes së punimeve të djeshme të Kuvendit nga deputetët e të gjitha kampeve, detyroi mazhorancën të shtyjë votimet e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës së seancës së djeshme plenare.

Me justifikimin se disa prej deputetëve ishin të angazhuar me delegacione parlamentare, në emër të grupit të PS, Gramoz Ruçi kërkoi shtyrjen e votimit.

“Zonjë kryetare duke patur parasysh që disa nga deputetët, duke nisur që nga kryetari i parlamentit janë të zënë me delegacionin e Dhomës së Deutetëve të Italisë”. Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar socialist, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj do të njoftonte se votimi do shtyhej për të enjten tjetër. “Faleminderit për këtë ditë të gjatë të lodhshme”- tha Leskaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rendin e ditës ishte parashikuar që mazhoranca të votonte e vetme draftin për organet e qeverisjes së institucioneve të drejtësisë, por deklarata e Blushit se tashmë ai do të ishte në opozitë me “Rilindjen”, ka bërë që mazhoranca e majtë të humbasë numrat në parlament.

Po ashtu, ishte parashikuar të miratohej edhe projektligji për pensionet suplementare për agjentët e agjencive inteligjente shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?