Mazhoranca i ndryshon 104 nene dhe e miraton brenda ditës reformën në drejtësi
Mazhoranca ka miratuar e vetme në Kuvend edhe ligjin e fundit të paketës prej 7 draftesh të reformës në drejtësi. Ligji për organet e reja të drejtësisë, për të cilin deputetja e socialiste Vasilika Hysi paraqitit vetëm sot në mëngjes 104 amendamente për ndryshimin e draftit fillestar, kaloi me 87 vota pro, ndërsa deputetët e opozitës, pas replikave të nënkryetarit demokrat Oerd Bylykbashi që kërkoi tërheqjen nga votimi i draftit, braktisi sallën e Kuvendit.
Sipas Bylykbashit ligji që mazhoranca miratoi vetëm pak mita më poarë është antikushtetues, por edhe procedura e ndjekur nga socialistët është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe rregulloren e komisioneve të posaçme.
“ 104 amendamentet duhet të kalonin në komisionin e reformës në drejtësi, e do të ishte ky i fundit që do ia kalonte Kuvendit për votim”- u shpreh Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

