Mazhoranca miraton organet e qeverisjes së drejtësisë

Mazhoranca në komisionin e Posaçëm Parlamentar ka miratuar e vetme  ligjin për organet e qeverisës së sistemit të drejtësisë pasi opozita nuk mori pjesë në mbledhje.

Relatorja Vasilika Hysi tha se ky ligj garanton institucione kushtetuese me integritet të lartë.

“Kemi diskutuar për mundësinë sesi qytetarët ata njerëz që do kenë akses të drejtësia të kenë përfaqësuesit më të mirë në qeverisjen qoftë të sistemit të drejtësisë edhe të prokjrorisë nëpërmjet KLGJ dhe KLP, por edhe sesi të kemi një sistem gjyqësor që të jetë i përgjegjshëm”, tha Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita një ditë më parë braktisi punimet e komisionit duke e cilësuar ligjin antikushtetues, ndërsa akuzoi mazhorancën se po zhbën ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sipas Hysit, veprimi i opozitës nuk cënon procesin për plotësimin e kuadrit ligjor në kuadër të reformës në drejtësi. Ndërsa tha se janë marrë parasysh shumë nga sugjerimet e demokratëve.

“Procesi nuk cënohet, por do ishte më mirë edhe për vetëm procesin por edhe për opozitën që të jetë e pranishme dhe të prezantojë dokumentat që ka dhe të diskutojë për to”, shtoi Hysi.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të vijojë programin e punës me diskutimin e disa neneve të mbetura pezull në ligjin për strukturën e posaçme antikorrupsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?