Mazhoranca tërheq draftin për qeverisjen e drejtësisë. Miratohet pjesërisht paketa ligjore
Pas 10 orë debatesh dhe akuzash mes tyre, mazhoranca dhe opozita i bashkuan votat e tyre, duke miratuar në unanimitet ligjin për Strukturën e Poccme Anti Korrupsion. Drafti i rishikuar dhe i ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtarë u votua mbrëmjen e djeshme nga Kuvendi me votat e 122 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë, të cilët votuan ‘pro’ projektligjit që arriti të rikthejë konsensusin edhe në Komisionin e Reformës, pas problemeve që shkaktoi ligji i vetingut.
Por ashtu sicc kishin dhe paralajmëruar, menjëherë pas miratimit të ligjti të SPAK-ut, opozita do ta braktiste sallën e seancave plenare, ndërkohë që ligjvënësit e majtë vijuan votimin e ligjeve të tjera.
I vetmi opozitar që do të qëndronte në votim ishte kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule i cili i abstenoi 3 draftet e tjerë të paketës së ligjeve bazë që do të bëjnë të mundur zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në 22 korrik të këtij viti. Konkretisht, Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ka marrë 86 vota pro, 1 abstenim, ajo e Vangjel Dules.
Po ashtu, edhe Projektligji për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë u miratuar gjithashtu me 86 vota pro-1 abstenim. I njëjti votim do të përsëritej edhe për projektligjin për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë u miratua gjithashtu me 86 vota pro-1 abstenim. Projektligji për organizimin e pushtetit gjyqësor mori 86 vota pro ashtu si edhe projektligji për disa ndryshime për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, në votimin e djeshëm ra në sy vota “pro” e deputetes së Shkodrës Mimoza Hafizi, e cila edhe pse një natë më parë do të deklaronte vendimin e saj për t’u larguar përfundimisht nga Partia Socialiste, ajo sërish do ta bashkonte votën me kolegët e saj të koalicionit, duke u shprehur pro të gjitha ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.
Qeverisja e drejtësisë
Por pavarësisht miratimit të 5 ligjeve kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, miratimi paketës ligjore mbrëmjen e djeshme do të ishte i pjesshëm, pasi në minutat e fundit mazhoranca tërhoqi ligjin e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes së institucioneve të drejtësisë.
Ligji në fjalë do të shkaktonte debate forta mes palëve jo vetëm në punimet e komisionit të posaccëm parlamentar por edhe në seancën e djeshme plenare.
Partia Demokratike kërcënoi se ashtu sicc bëri me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe për këtë ligj ajo tha se do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese, për ti kërkuar rrëzimin e draftit të organizimit dhe funksionimit të qeverisjes së drejtësisë.
Kushtetua e 22 Korrikut krijon mundësi gare të hapur për të gjithë avokatët dhe pedagogët e drejtësisë dhe Kuvendi i përzgjedh për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por opozita konstaton se në ligjin organik janë krijuar mekanizma shtesë si filtër për përzgjedhjen e avokatëve dhe pedagogëve.
KOHA JONË SONDAZH

