Mazhorancën e ”tradhëtojnë” 12 deputetë
Ndonëse ka numrin, PS-së i mungojnë në seancë rreth 12 deputetë. Partia Socialiste e ka pasur të pamundur të fusë në rendin e ditës një marëveshje të cilën kërkoi ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.
Nga radhët e PS-së mungonin 12 deputetë, po ashtu nga tabele elektronike bie në sy mungesa e Tom Doshit, Robert Bitrit dhe Dritanin Bicit të PDIU-së.
Nga ana tjetër, opozita po vijon në Vlorë ”Kuvendin” e saj, ku po denoncojnë situatën e krimit në qytetin bregdetar.